A e përçajnë Primaret PD? Kaso: Kush ka dyshime të tilla, le të hyjë në garë

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj foli për primaret brenda PD.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se mos është ende herët për Primare në PD, pasi kjo mund të sjellë përçarje, Kaso tha se primaret janë të shëndetshme, kush ka dyshime të futet në garë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Zoti Kaso ka zëra që primaret nuk i shërbejne në këto momente?
Kaso: Nuk besoj se ka ndonjë pendesë pse u vendosën në statut, ishte një nga premtimet kryesore të Foltores, dhe si të tilla përveç problematikave që shfaqën herën e parë ku u eksperimentuan, çliruan energji pozitive.
Borakaj: Thuhet se është proces i paracaktuar?
Kaso: Ftoj këdo që ta provojë veten, e kam fjalën për ata që janë brenda partisë, se për kritikues të jashtëm ka patur dhe do të ketë gjithmonë. U paragjykua shumë procesi edhe në përzgjedhjen e kandidaturave edhe për pushtetin vendor, pati në disa zona problematika, në disa zona shkoi mirë, por çliroi energji pozitive. Po mos ishin primaret do të ishte një garë tjetër. PD gjithmonë i ka patur. PD që në statutin e parë të saj.