E Diel, 1 Nëntor 2026

A lejohet me ligj adoptimi i fëmijëve nga çiftet LGBT? Përgjigjet aktivistja në QUO VADIS

A lejohet në ligjin e ri të propozuar adoptimi i fëmijëve nga çiftet LGBT?

Ishte kjo pyetja në studion e QUO VADIS  në Vizion Plus që krijoi debat mes të ftuarve.

Aktivistja Elsa Ballauri tha se do vijë një moment që edhe martesat dhe adoptimi i fëmijëve mund të ndodhin, por pa treguar nëse ky është një nen në ligjin e ri.

Ballauri theksoi rëndësinë e barazisë dhe të mos-diskriminimit për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë.

Pjesë nga biseda:

Katro: A ishte e parashikuar në ligjin që ti po mbron adoptimi i fëmijëve?

Ballauri: Do vijë një moment që edhe martesat dhe adoptimi i fëmijëve mund të ndodhin. Nuk jep ky ligj një fenomen tjetër. Fakti që ata njerëz janë pranuar, nuk duhet të diskriminohen. Janë pjesë e shoqërisë.

Përnaska: Ke ndonjë nen për këtë, për adoptimin e fëmijëve?

Ballauri: A e ke lexuar ti ligjin?

Përnaska: Unë e kam lexuar, por pyetja ishte për ty.

Ballauri: Pyetjen duhet t’ua bëni hartuesve të ligjit. Nuk e di kush janë hartuesit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›