A mund të komunikojmë me të vdekurit? Imami: Janë xhindët shoqërues që i imitojnë

Imami Ilir Curri ndërsa ka folur për magjinë dhe sektet okulte në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, ka treguar një histori të frikshme.
Imami rrëfeu ngjarje kur njerëzit përpiqen të komunikojnë me shpirtrat e vdekur, por që në fakt ata me të cilët komunikojnë vërtetë janë xhindët.
Sipas tij gjatë jetës njeriu shoqërohet nga një xhind, dhe ai mëson gjithçka, dhe në momentin që magjistarët e thërrasin, ata imitojnë personin e vdekur.
Pjesë nga biseda:
Curri: Keni parë nëpër filma që thërrasin shpirtrat e vdekur. Në të vërtetë ka njerëz që merren me magji të tilla. Si arrin një njeri i cili është këtu dhe thërret shpirtrat e vdekur. Një nga këta magjistarë, ai ulej the thirrte xhindët. Çdo njeri shoqërohet në këtë botë nga një njeri që i përket asaj bote, që di gjithçka që ka ndodhur në jetë. Ajo krijesë jeton më shumë se njeriu, dhe kur thirret thirren xhindet, dhe xhindi i personit të vdekur imiton personin.
Senja: Dini ndonjë rast të ngjashëm në Shqipëri?
Curri: Në Shqipëri nuk janë kaq të fortë. Dikush më shkroi para dy ditësh më tha kemi gjetur këtë te pragu i derës, unë me shaka i them ndoshta e ka lënë një burrë. I thashë mos ja ka lënë noj burrë për të bërë pazare.
Borakaj: Ka politikanë që vijnë para zgjedhjeve, ose gjyqtarë?
Curri: Këta nëse vijnë në xhami, vijnë për të kërkuar vota. Në këto raste nuk besoj se vejnë te hoxhallarët.
Çako: Politikanët këtkojnë fuqi okulteë.
Borakaj: Edhe politkkanët shqiptarë?
Çako: Po dhe shqiptarët.