E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Dua të futem te trupi jot”, Imami zbardh bisedën mes hoxhës dhe xhindit në një moment ekzorcizmi

Imami Ilir Curri ka rrëfyer një histori interesante të një momenti ekzorcizmi. I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Curri ka treguar bisedën mes një hoxhe dhe një xhindi.

Imami tha se në momentin kur hoxha i kërkoi xhindit të largohej nga trupi i njeriut, ai e lejoi, por xhindi nuk mundi të futej për shkak të besimit të madh që hoxha kishte te Zoti.,

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Hoxhallarët ndikohen vetë personalisht?

Curri: Gjatë procesit të Rukijes njeriu reagon, por nuk është personi që flet, por xhindi. Në një rast Xhindi i thotë Hoxhës më lër të futem te ty, dhe Hoxha i thotë ti do dalësh ose do digjesh. Xhindi i kërkon të futet në trup, hoxha i thotë futu. Të pranishmit i thonë jo, se pastaj kush do të këndojë ty.

Borakaj: E çfarë ndodhi?

Curri: Atëherë Hoxha e dëgjon duke qarë pasi ai i thotë se se ti ke përmendur 100 herë Zotin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›