E Hënë, 2 Nëntor 2026

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji? Ja çfarë thotë politologu në QUO VADIS

Lëvizjet dhe përplasjet brenda Partisë Demokratike kanë qenë pjesë e diskutimit në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të enjte.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se a mund të përfitojë dikush tjetër brenda PD nga përplasja Berisha-Salianji, politologu Ermal Hasimja tha se në këtë moment jo, pasi është situata ku duhet të pozicionohesh në një krah ose në tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Mund të jetë Salianji shënjestër e gjuetisë së shtrigave, dhe a mund të përfitojnë grupime të tjera brenda PD?

Hasimja: Për momentin nuk ka çfarë të bëjë dikush tjetër. Por këto lloj situatash i detyrojnë njerëzit të shkojnë o në njërin krah ose në tjetrin. Ka grupe që janë edhe kundër Sali Berishës edhe kundër Alimehmetit.

Borakaj: Ka dhe nga ata që kanë raporte shumë të mira me ndërkombëtarët.

Hasimja: Grupe ka aty, madje një vijë e hollë i ndan nga vija armiqësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›