E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si përgjigjet analisti në QUO VADIS

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nisi pasditen e së mërkurës foltoren nga qyteti i Durrësit,  ku zhvilloi takim me demokratët mbi situatën në PD dhe disfatën e zgjedhjeve të majit.

Kjo ka sjellë përçarje në PD, pasi Sali Berisha e cilësoi takimin në Durrës si axhendë personale të zotit Salianji.

Analisti politik Lavdrim Lita, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus e quajti si një fillim shumë të mirë lëvizjen “Salianji”, pasi do sjellë biseda politike. Por, sipas Litës është në kohën e gabuar.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”?

Lita: E para që ka bërë është se ka hapur një bisedë politike. Është mirë të flitet. Pra, të mbajnë qëndrime politike, që edhe ne t’i kuptojmë se ku janë.

Borakaj: Pra, fitoren e parë e ka arritur?

Lita: Shumë mirë që bëhet kjo foltore, sepse nuk po dëgjojmë biseda politike prej kohësh. Por, është në kohën e gabuar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›