E Diel, 1 Nëntor 2026

“AI mëson më shpejt se fëmijët”, eksperti i IT-së: Po e rrite Diellën me korrupsion, ia kalon njerëzve

Eksperti i IT-së, Gent Progni tha se AI mëson më shpejt se sa fëmijët.

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Progni u ndal edhe tek ministrja më e re, Diella.

Ai u shpreh se nëse Diellën e fut në një mjedis që ka korrupsion, ajo do bëhet shumë herë më e aftë për korrupsion.

Pjesë nga biseda:

Progni: Çdo AI është si një fëmijë i vogël, por që mëson shumë më shpejt. Nëse e fut në një mjedis që ka korrupsion, ajo do bëhet shumë herë më e aftë për korrupsion. Nëse e fut në një mjedis që  është vrasës, do bëhet shumë herë më e aftë dhe manipulatore për mjedisin. Diella nëse do bëhet siç thuhet, do arrijë të luftojë korrupsionin në qindtat e sekondës.

Borakaj: A mund të jetë Diella selektive? Pra që të përzgjedhë një kompani që ka një makineri të caktuar për të paracaktuar garën siç mund të ndodhë sot?

Progni: Nëse mëson nga tenderat që janë bërë deri tani, Diella njësoj do e mbaj korrupsionin.

Borakaj: Po ku e dim ne nga mëson Diella?

Progni: Po kjo pra është, transparenca.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›