E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri shkrumbon dy ndërtesa, ndërhyrja në kohë shpëton çiftin e të moshuarve në Shkodër

Dy objekte në të cilat banonin disa familje u përfshinë nga një zjarr në rrugën Omaraj në qytetin e Shkodrës.

Këto ndërtesa u dogjën plotësisht ndërsa flakët rrezikuan edhe disa të tjera që ishin ngjitur.

Nga flakët e zjarrit nuk pati të lënduar në njerëz kjo falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të një qytetari i cili nxori nga banesa një bombol gazi dhe një çift të moshuarish duke iu shpëtuar jetën përpara se të asfiksoheshin.

Automjetet e zjarrëfikëse patën vështirësi për të mbërritur në vendngjarje për shkak të rrugicave të bllokuara nga parkimet e automjeteve.

Ndërhyrja për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve u bë e mundur nga dy anët e rrugës, por për zjarrëfikëset ishte një operacion i vështirë. 6 automjete zjarrëfikëse dhe 15 efektivë ndërhynë për të vënë nën kontroll zjarin.

Zyrtarisht policia e Shkodrës thotë se nga hetimet e para zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike, që ka djegur plotësisht banesat e dy të moshuarve  dhe janë djegur pjesërisht banesat e dy personave të tjerë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›