E Diel, 1 Nëntor 2026

AIDA nisi sot fushatën e takimeve “Aftercare”

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA” nisi sot fushatën e takimeve “Aftercare”, një nismë që synon ndjekjen e ecurisë së investitorëve të huaj në Shqipëri, identifikimin e nevojave të tyre dhe adresimin e problematikave që ndikojnë në aktivitetin e tyre.

Takimi i parë në kuadër të kësaj fushate u zhvillua me kompaninë italiane “Maccaferri”, në praninë e drejtoreshës ekzekutive të AIDA-s, Laura Saro, dhe zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e kompanisë prezantuan aktivitetin e tyre në Shqipëri, i fokusuar në prodhimin dhe tregtimin e rrjetave të çelikut për kontrollin e erozionit dhe stabilizimin e terrenit, si dhe në zgjidhje të ndryshme të inxhinierisë civile.

Palët diskutuan mbi ecurinë e investimit, sfidat me të cilat përballet biznesi, me theks të veçantë kursin e këmbimit dhe mungesën e instrumenteve financiare për menaxhimin e rrezikut financiar.

Në përfundim, u shkëmbyen ide mbi mundësitë për adresimin e këtyre problematikave dhe përmirësimin e klimës së biznesit për investitorët e huaj në Shqipëri. /j.p/

1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›