AKU bllokon mbi 7 tonë djathë në Shkodër, mbyll aktivitetin e baxhos deri në plotësimin e kushteve higjieno-sanitare

TIRANË, 5 Prill/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope.
Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare.
Ndaj subjektit janë marrë edhe masa administrative, gjobë në vlerën 300 mijë lekë për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të ligjit “Për ushqimin”. Gjobë në vlerën 100 mijë lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve. AKU bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. 1 nga 3/m.m/j.p/