E Diel, 1 Nëntor 2026

AKU “godet” tregun: Bllokohen 4000 kg produkte bimësh të skaduara në Tiranë, Durrës e Lezhë

AKU bllokon mbi 3 ton produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë për shkelje ligjore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer inspektime në Tiranë, Durrës dhe Lezhë për të goditur subjektet që tregtojnë produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në shkelje me ligjin.

Gjatë një prej inspektimeve në Durrës, u konstatuan shkelje ligjore dhe u bllokua një sasi prej 3000 kg PMB për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve të deklaruar në etiketë.

Një tjetër subjekt në Lezhë u pezullua, ku u bllokuan 977 kg produkte për të njëjtën shkelje, ndërsa në inspektimin tjetër u vendos masa administrative me paralajmërim.

AKU thekson se qëllimi i këtyre kontrolleve është garantimi i sigurisë dhe cilësisë së produkteve për mbrojtjen e bimëve, duke siguruar respektimin e ligjit nga të gjithë operatorët në treg.

“Tregtimi i PMB-ve, AKU vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit

Autoriteti Kombëtari Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 7 inspektime, nga të cilat 3 inspektime janë kryer në Tiranë,  të cilat janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në Durrës, ku në njërin prej tyre është bllokuar sasia prej 3000 kg PMB, për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë. Inspektimi tjetër është mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.

Në qarkun e Lezhës janë kryer 2 inspektime, në njërin prej tyre janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve  të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me “paralajmërim”.

AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë të ushqimore”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Ditën e djeshme u njoftua për bllokimin e veprimtarisë së një subjekti tregtar me magazinë në Fushë-Krujë. Pronari i kësaj magazine, i arrestuar dje, tregtonte preparate bujqësore, të cilave u kishte kaluar afati i skadencës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›