E Martë, 3 Nëntor 2026

AKU kontrolle në Vlorë, bizneset rrisin standardin e shërbimit ndaj konsumatorëve

Këshillimi i subjektet tregtare dhe turistike që operojnë në zonat bregdetare është hapi i parë në kontrollet e autoritetit kombëtarë të ushqimit. Në Vlorë, kreu i kësaj drejtorie thotë se vihet re rritje e standardit në shërbimin që ofrohet.

“Janë bërë një sërë inspektimesh për sa i përket vijës bregdetare me operatoret të cilët kanë të bëjnë drejtpërdrejt me turizmin. Janë marrë dhe disa masa të tjera të cilat kanë të bëjnë me paralajmërim dhe një sërë masash me gjobë administrative”, u shpreh Endri Hyseni.

Kontrolle janë ushtruar edhe në anijet turistike, të cilat ofrojnë pije dhe ushqim gjatë tureve në det. Deri më tani në Shqipëri kanë hyrë rreth 10 mln turistë duke ngritur më gatishmëri institucionet që menaxhojnë situata me risk si ushqimi dhe shëndetësia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›