E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje në Korçë – ASHK marrëveshje me bashkitë, rreth 3 mijë dosje presin shqyrtimin

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që të lidhë marrëveshje me bashkitë e Qarkut Korçë për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe të trajtimit me prioritet të procedurave administrative të papërfunduara, për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat me prioritet zhvillimi urban dhe zonat informale të banimit.

“Kjo marrëveshje bazohet në VKM 425 që është pushteti vendor me ASHK ku do të kenë një bashkëpunim mbi dhënien fund të vet deklarimeve të objekteve informale nga 2006-2015 që kanë prioritet për trajtimin e tyre. Është ngritur një plan pune, është identifikuar çdo subjekt vet deklarues në bashkitë përkatëse të cila presin në shtator fillimin e punës”, u shpreh Drejtor i ASHK Korçë, Stavri Mushka.

Kjo marrëveshje parashikon mënyrën e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe koordinimit ndërmjet palëve, në kuadër të zbatimit të legjislacionit në fuqi për përfundimin e proceseve. Për këtë qëllim, ASHK-ja dhe bashkia do të shkëmbejnë informacion në mënyrë të vazhdueshëm si dhe do të bashkërendojnë veprimtarinë administrative nëpërmjet asistencës dhe mbështetjes teknike në terren.

Mushka bën me dije se aktualisht në Qarkun Korçë, në pritje për t’u shqyrtuar janë rreth 3 mijë dosje.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›