E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AMSTERDAM - Holanda propozon ish-bankierin, Klaas Knot si president të BQE-së - ATSH -

AMSTERDAM, 4 nëntor /ATSH-DPA/- Holanda ka propozuar ish-kreun e bankës së saj qendrore kombëtare, Klaas Knot, si kandidat për postin e presidentit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Ministri i Financave, Eelco Heinen njoftoi propozimin sot në parlament në Hagë.

Posti pritet të mbetet vakant pasi presidentja aktuale e BQE-së, Christine Lagarde, ka njoftuar qëllimin e saj për t’u larguar në fillim të shkurtit.

Knot, 59 vjeç, shërbeu si president i bankës qendrore holandeze nga viti 2011 deri në vitin 2025. Një ekonomist me doktoraturë, ai konsiderohet si një nga favoritët për të pasuar Lagarde.

Gjithashtu në garë është spanjolli Pablo Hernández de Cos.

Vendet e eurozonës duhet të propozojnë zyrtarisht kandidatët e tyre deri të premten. Diskutimet mbi këtë çështje do të zhvillohen javën e ardhshme.

Presidenti i “Bundesbank”, Joachim Nagel ka shprehur gjithashtu, interes për postin e lartë të BQE-së, por shanset e tij konsiderohen të pakta. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›