ANCHORAGE – Trump dhe Putin bisedime për Ukrainën pas një përshëndetjeje të ngrohtë

ANCHORAGE (SHBA), 15 gusht /ATSH-ANSA/ – Samiti SHBA-Rusi ka filluar prej më shumë se një ore.
Përveç presidentit Trump, Shtëpinë e Bardhë e përfaqësojnë edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.
Përveç presidentit Putin, Kremlinin e përfaqësojnë edhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe këshilltari i Politikës së Jashtme, Yuri Ushakov.
Trump deklaroi më parë se “një armëpushim sot, përndryshe nuk do të jem i kënaqur”.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov deklaroi se “SHBA-ja patjetër do të lehtësojë disa sanksione”.
Ambasadorët e BE-së do të takohen nesër për të diskutuar rezultatin e samitit./ a.jor.