E Diel, 1 Nëntor 2026

ARRSH: Në projektin e autostradës Elbasan-Rrogozhinë është parashikuar edhe nyja lidhëse me Paprin

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka sqaruar situatën lidhur me mungesën e një hyrje-daljeje në zonën e Paprit, përgjatë autostradës së re Elbasan-Rrogozhinë, duke theksuar se projekti parashikon ndërtimin e një nyjeje në këtë zonë.

Sipas ARRSH-së, nyja e Paprit do të mundësojë lidhjen e zonës së Paprit, Cërrikut dhe territoreve përreth me autostradën e re.

Autoriteti sqaron se ndërtimi i kësaj nyjeje nuk është pjesë e kontratave që janë aktualisht në zbatim, por është planifikuar të realizohet në një fazë të mëtejshme, në përputhje me planifikimin dhe vijimësinë e projektit.

Reagimi i ARRSH-së vjen pas informacioneve të publikuara së fundmi mbi mungesën e një lidhjeje direkte të zonës së Paprit me autostradën Elbasan-Rrogozhinë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se mbetet i angazhuar për informimin e vazhdueshëm dhe transparent të publikut mbi ecurinë e projekteve infrastrukturore, duke nënvizuar rëndësinë e informacionit të saktë dhe të verifikuar për çështjet me interes publik.

ARRSH shprehet gjithashtu se do të vijojë të informojë qytetarët për zhvillimin e projektit dhe fazat e mëtejshme të punimeve në autostradën Elbasan-Rrogozhinë.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›