E Diel, 1 Nëntor 2026

ARRSH: Ura e Milotit e dëmtuar qëllimisht, pas riparimit rikthehet qarkullimi normal

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se mëngjesin e sotëm është informuar nga kompania kontraktore e mirëmbajtjes për një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit.

Menjëherë pas njoftimit, inxhinierët e Autoritetit janë dërguar në terren për të verifikuar situatën.

“Nga kontrolli rezultoi se fugat metalike të urës janë dëmtuar gjatë natës, si pasojë e një tentative grabitjeje”, bën të ditur ARRSH.

Sipas ARRSH-së, ky incident i është referuar menjëherë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën rrezik për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor, si dhe dëmtim të pronës publike.

ARRSH informoi se aktualisht, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›