ARRSH, ndërhyrje pranë shkollave për rritjen e sigurisë rrugore

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka nisur ndërhyrjet për rritjen e sigurisë rrugore pranë të gjitha shkollave që janë anës rrugës dhe kalojnë fëmijët.
ARRSH njoftoi sot se kompanitë e mirëmbajtjes po rifreskojnë dhe plotësojnë sinjalistika vertikale/horizontale, përfshirë kufizimin e shpejtësisë dhe vendkalimet e këmbësorëve.
Sipas ARRSH-së po kontrollohen dhe plotësohen parapetet mbrojtëse si dhe po vendosen mbikalime ku është e nevojshme, pranë shkollave.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë sinjalistikën e vendosur!”, e përmbyll ARRSH reagimin.
/m.q/j.p/