E Hënë, 2 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/10/2025

PRAGË (Republika Çeke) – Zgjedhje parlamentare.

HELSINKI (Finlandë) – Pritet vendimi për tre anëtarë të ekuipazhit të një anijeje të dyshuar për prerjen e kabllove në detin Baltik.

BOTË – Publikimi i albumit të 12-të të Taylor Swift “The Life of a Showgirl”.

SAARBRUCKEN (Gjermani) – Kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron marrin pjesë në festimet e Ditës së Unitetit Gjerman.

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Ceremoni zyrtare për ngjitjen në fron të Princit të Kurorës, Guillaume, djalit të Dukës së Madh Henri.

ITALI – Sindikatat bëjnë thirrje për grevë të përgjithshme në shenjë proteste kundër kapjes së flotiljes së Gazës.

BERLIN (Gjermani) – Demonstratë kundër armëve dhe luftës.

STAMBOLL (Turqi) – Seanca e dytë dëgjimore në gjyqin e 90 personave për protestën kundër arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit.

NJU JORK (Shtetet e Bashkuara) – Dënimi në gjyqin kundër reperit amerikan Sean “Diddy” Combs.

ORLANDO (Shtetet e Bashkuara) – 40-vjetori i misionit të parë të anijes kozmike amerikane ”Atlantis”.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kolumbinë.

BOSTON (Shtetet e Bashkuara) – Seancë dëgjimore në çështjen e Harvard-Trump mbi statusin.

SINGAPOR (Singapore) – Auto – Kampionati Botëror i Formula 1 – Çmimi i Madh i Singaporit.

MANDALIKA (Indonezi) – Moto – Kampionati Botëror i MotoGP, GP i Indonezisë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›