Ulje temperaturash dhe reshje dëbore në verilindje

TIRANË, 3 tetor/ATSH/-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e para të mëngjesit, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Në relievet malore në verilindje dhe juglindje, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Pas orëve të mesditës mot përsëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në ekstremin jugor dhe verilindje. Në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | ||
| Shkodër | 8/15 | Re shi |
| Kukës | 2/6 | Re shi/borë |
| Lezhë | 9/15 | Re shi |
| Dibër | 1/6 | Re shi/borë |
| Durrës | 10/16 | Re shi |
| Tiranë | 9/15 | Re shi |
| Elbasan | 9/16 | Re shi |
| Berat | 5/18 | Re shi |
| Vlorë | 6/16 | Re shi |
| Korçë | 4/13 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 10/20 | Re shi |
| Sarandë | 11/19 | Re shi |