AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/5/2025

BOTË – Dita dhe festimi i lindjes së Budës.
KOREJA E JUGUT – Fillon fushata e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në Korenë e Jugut.
PEKIN (Kinë) – Vizitë shtetërore e presidentit brazilian Lula dhe pjesëmarrja në Forumin IV Kinë-CELAC.
BRUKSEL (Belgjikë) – Studentët serbë mbërrijnë në Parlamentin Evropian për të folur hapur për korrupsionin në vendin e tyre.
MADRID (Spanjë) – Ekspozita Ndërkombëtare e Mbrojtjes dhe Sigurisë.
ZAGREB (Kroaci) – Kryeministri indian Narendra Modi viziton Kroacinë, faza e parë e turneut të tij evropian.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Financave të Eurozonës.
VARSHAVË (Poloni) – Debat televiziv midis kandidatëve presidencialë më 18 maj.
FÁTIMA (Portugali) – Pelegrinazhi vjetor në faltoren katolike të Fatimes.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Fillon gjyqi për Abu Agila Mohammad Masud Kheir al-Marimi, i akuzuar për bombardimin e fluturimit 103 të ”Pan Am” në Lockerbie.
BUFFALO (Shtetet e Bashkuara) – Seancë dëgjimore në gjyqin federal për terrorizëm kundër Hadi Matar, i cili u përpoq të vriste romancierin Salman Rushdie./ a.jor.