E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Reuters: Rama drejt mandatit të katërt të paprecedentë

TIRANË, 12 maj /ATSH/ – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është në rrugën e duhur për një mandat të katërt të paprecedentë në detyrë, pasi rezultatet e pjesshme treguan se Partia e tij Socialiste kryeson në zgjedhjet parlamentare të së dielës, shkruan sot agjencia e lajmeve, Reuters.

”Partia Socialiste fitoi 53% të votave me 30% të fletëvotimeve të numëruara”, treguan rezultatet nga Komisioni Qendror Zgjedhor, shumë përpara Partisë Demokratike të opozitës së ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila kishte 34%.

Rama, në pushtet që nga viti 2013, është favoriti për të fituar, i mbështetur nga një periudhë e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një imazh popullor jashtë vendit.

Nëse kryesimi mbetet, kjo do t’i japë Ramës edhe katër vjet të tjera për të vazhduar misionin e tij për ta çuar vendin ballkanik në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, një premtim rreth të cilit ai e përqendroi fushatën e tij.

“Fituesi është ai që pritej”, tha pensionisti Haxhi Koleci.

“Ata bënë një punë të mirë deri tani, ne kemi ecur shumë përpara nga vendi ku ishim në vitin 2013”, shtoi ai.

Mbi 200 000 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit votuan të dielën, hera e parë që diaspora është përfshirë në proces.

Rezultatet e plota priten sot ose nesër./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›