AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/11/2024

LETONI – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte merr pjesë në manovrat shumëkombëshe të aleancës “Resolute Warrior”.
VILNIUS (Lituani) – Mbledhja e parlamentit të ri dhe një protestë kundër populizmit.
FIRENCE (Itali) – Takimi i ministrave të Turizmit të G7-s.
PARIS (Francë) – Kinema – Lista e çmimeve të festivalit ”Artefact”, të filmave të krijuar me inteligjencë artificiale.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – 30-vjetori i Eurostarit.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Mbreti Charles III feston ditëlindjen e 76-të.
PARIS (Francë) – OECD publikon Perspektivën e Migracionit Ndërkombëtar 2024.
KUENKA (Ekuador) – Samiti XXIX ibero-amerikan me temën “Inovacioni, përfshirja dhe qëndrueshmëria”.
ÇANKAI (Peru) – Presidenti kinez Xi Jinping përuron portin e Çankait, në kuadër të APEC-ut.
RIO DE ZHANEIRO (Brazil) – Samit i G20-s./ a.jor.