E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 14 nëntor 2024

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të ditës. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reshjet nga orët e pasdites pritet të humbasin territor dhe intensitet duke u izoluar në jug- juglindje të cilat pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në Alpe dhe në lartësitë 1000-1200m pritet reshje bore me intensitet të ulët. Shikim i reduktuar në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/16 Re shi
Kukës 4/7 Re shi/borë
Lezhë 12/15 Re shi
Dibër 0/11 Re shi/borë
Durrës 8/20 Re shi
Tiranë 10/20 Re shi
Elbasan 8/20 Re shi
Berat 8/21 Re shi
Vlorë 11/20 Re shi
Korçë 6/12 Re shi
Gjirokastër 7/15 Re shi
Sarandë 13/22 Re shi

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›