E Hënë, 2 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/9/2025

VARSHAVË (Poloni) – Takim i ministrave të Jashtëm polakë, gjermanë dhe francezë në kuadër të Trekëndëshit të Vajmarit.

BANGKOK (Tajlandë) – Kryeministri i ri tajlandez dhe qeveria e tij i paraqesin platformën e tyre parlamentit.

PARIS (Francë) – ”Airbus” dhe ”Air France” apelojnë gjyqin për “vrasje të pavullnetshme” në aksidentin Rio-Paris të vitit 2009.

STRASBURG (Francë) – Këshilli i Evropës jep Çmimin e tij për të Drejtat e Njeriut ”Vaclav Havel”

KOPENHAGEN (Danimarkë) – Raporti i EEA-së mbi gjendjen mjedisore të Evropës.

VARSHAVË (Poloni) – Forumi i Sigurisë i Varshavës me pjesëmarrjen e pritur të disa ministrave evropianë.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Fillon gjyqi i Yadi Zhang (i njohur edhe si Qian Zhimin) për pastrim parash, nëpërmjet kriptomonedhës, nga një mashtrim investimesh në Kinë.

PROVO (Shtetet e Bashkuara) – Seancë paraprake dëgjimore për Tyler Robinson, të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi konfliktin izraelito-palestinez./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›