E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Katër të vdekur pas të shtënave në një kishë në Miçigan

MIÇIGAN, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Sipas policisë së Miçiganit numri i të vdekurve nga të shtënat dhe zjarri në një kishë në qytetin e vogël Grand Blanc, është rritur në katër.

Hetuesit thanë se dy viktima u qëlluan, por nuk dhanë detaje të mëtejshme rreth dy të tjerëve.

I dyshuari, një burrë 40-vjeçar, gjithashtu vdiq.

Incidenti thuhet se ndodhi gjatë një shërbese në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve, ku morën pjesë qindra njerëz.

Policia beson se i dyshuari qëllimisht drejtoi një automjet në hyrjen e kishës përpara se të dilte dhe të hapte zjarr.

Një zjarr shpërtheu gjithashtu gjatë sulmit, të cilin policia dyshon se e ka ndezur qëllimisht sulmuesi.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar se kur dhe ku filloi zjarri i cili u shua më vonë.

Sulmi vjen vetëm disa javë pas një të shtëne me armë gjatë një ceremonie shkollore në Minneapolis, Minesota, në gusht.

Një person qëlloi përmes dritareve të një kishe, duke vrarë dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç dhe duke plagosur disa të tjerë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›