E Diel, 1 Nëntor 2026

AZ Alkmaar fiton bindshëm në Prishtinë dhe i shtyn kualifikimin Dritës

Drita nuk ka arritur të sigurojë sot kualifikimin e menjëhershëm në turin tjetër të Conference League pasi është mposhtur në shtëpi nga AZ Alkmaar me rezultatin 3-0.

Skuadra holandeze dominoi takimin nga fillimi deri në fund, si në lojë ashtu edhe në rezultat, duke vendosur ritmin e ndeshjes gjatë gjithë 90 minutave.

Pavarësisht humbjes, kampionët e Kosovës ndodhen ende në një pozicion të favorshëm në grup dhe kanë mundësi reale të synojnë madje edhe një vend mes tetëshes së parë, në varësi të rezultateve të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›