E Diel, 1 Nëntor 2026

AZHBR: 414 aplikime nga fermerët e rinj për investime në bujqësi

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Blegtorinë dhe mekanizimin bujqësor kanë zgjedhur si prioritet për investimet e tyre fermerët e rinj në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Në total janë regjistruar 414 aplikime nga fermerët e rinj, me fokus në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e fermave. Sipas AZHBR-së, 223 aplikime janë për blerje kafshësh, 164 aplikime për makineri bujqësore, ndërsa 27 aplikime për ndërtimin ose përmirësimin e strehimeve për kafshët. Të dhënat tregojnë se blegtoria mbetet drejtimi kryesor i investimeve të fermerëve të rinj, ndërsa mekanizimi zë një peshë të rëndësishme në përpjekjet për rritjen e eficiencës dhe produktivitetit në fermë. Sipas AZHBR-së, këto investime synojnë forcimin e fermave të reja, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e një bujqësie më moderne e konkurruese. /e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›