E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dollari amerikan fiton terren, bie lehtë euroja

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan fitoi terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 80,12 lekë ose 0,06 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,10 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 92,76 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 108,41 lekë, ose 0,13 lekë më pak se ditën e hënë dhe franga zvicerane zbriti me 0,19 lekë duke u këmbyer sot me 98,76 lekë.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 80.12 +0.06
Euro EUR 92.76 -0.10
Poundi Britanik GBP 108.41 -0.13
Franga Zvicerane CHF 98.76 -0.19
Jeni Japonez (100) JPY 50.20 -0.12
Dollari Australian AUD 56.95 -0.08
Dollari Kanadez CAD 57.80 +0.02
Korona Suedeze SEK 8.42 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.50 -0.01
Korona Daneze DKK 12.41 -0.01
SDR SDR 109.65 +0.21
Ari (OZ 1) XAU 352040.87 +117.93
Argjendi (OZ 1) XAG 5206.20 -36.13
Juani Kinez (onshore) CNY 11.88 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 11.88 0.00
Lira Turke TRY 1.67 0.00

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›