AZHBR: Mbi 4300 përfitues për mbarështimin e bletarisë

Sipas AZHBR, Skema Kombëtare 2025 mbështet bletarët në vlerën 1 mijë lekë për zgjua, për fermat mbi 50 zgjoje.
Ndërsa fermat me mbi 150 zgjoje bletësh, do të financohen me 50% të masës, për çdo zgjua mbi tavanin.
Qeveria vijon të mbështesë me prioritet bletarinë.
Në Skemën Kombëtare 2024 aplikuan dhe përfituan mbështetje financiare 4323 bletërritës.
Ndërkohë që prej janarit 2024 bletarët janë përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), masë kjo që nxit zhvillimin e sektorit të bletarisë.
Bletërritësit konsiderohen faktor me rëndësi dhe vlerë të jashtëzakonshme për konsumatorët, mjedisin dhe ekosistemin bujqësor dhe ekonomik të vendit.
Në vitet e fundit qeveria miratoi edhe ligjin organik të bletarisë, një ligj i ndërtuar në bashkëpunim të plotë me të gjitha shoqatat e bletarëve, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, që e projekton këtë sektor në rrugën e zhvillimit me standardet më të mira.
/r.e/