Abissnet Superiore në RTSH/ Ndryshon përsëri vendi dhe ora e takimit mes Tiranës dhe Elbasanit

Ora dhe vendi i ndeshjes mes Tiranës dhe Elbasanit duket se është kthyer në një “telenovelë” pasi në orët e fundit ka ndrshuar përsëri gjithçka.
Paraditen e sotme u mësua se ky takim ishte caktuar për tu luajtur të martën në “Selman Stërmasi” në orën 14:00. Por tani ka ndryshuar përsëri gjithçka përveç ditës, e cila mbetet ajo e datës 29 tetor. Sa i përket vendit dhe stadiumit Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kjo ndeshje do të luhet pasnesër në “Air Albania” në orën 19:30.