E Hënë, 2 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH, kalendari dhe kanalet ku do të transmetohen ndeshjet e javës së 8-të

Java e 8-të e kampionatit Abissnet Superiore do të luhet e ndarë në dy ditë: të premten dhe të shtunën. Të gjitha takimet do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Java e 8-të e kampionatit do të nisë të premten me sfidën Vora-Dinamo, që do të luhet në orën 14:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Në orën 17:00 luhet “klasikja e Shqipërisë”, përballja Vllaznia-Tirana që do të transmetohet në RTSH Sport. Në të njëjtin orar, në RTSH 2 mund të ndiqni përballjen Elbasani-Bylis.

Të shtunën në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së tetë. Një sfidë që premton shumë do të luhet në Tiranë, aty ku përballen Partizani dhe Egnatia. Këtë ndeshje mund ta ndiqni në RTSH 1, ndërsa në RTSH Sport do të transmetohet përballja Teuta-Flamurtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›