E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzim me çmimet, Doganat dhe Tatimet aksion në Elbasan, identifikohen shkelje në dy subjekte

Doganat dhe Tatimet në Shqipëri në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë nisur kontrollet në piat e karburanteve në të gjithë vendin, me qëllim monitorimin e tregut të hirokarbureve.

Aksioni i parë i përbashkët u zhvillua në qytetin e Elbasanit. Gjatë kontrollit u evidentuan shkelje të rënda në dy subjekte.

Aksioni do të vijojë në të gjithë territorin për mabjtjen nën monitorim të çmimeve dhe garantimin e konkurencës së ndershme në treg.


Postimi:

???? Nisin kontrollet në sektorin e karburanteve

Administrata Doganore dhe Administrata Tatimore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në zbatim të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.

???? Aksioni i parë u zhvillua në Elbasan, në dy subjekte karburanti, ku u identifikuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi.

???? Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim luftën kundër informalitetit, monitorimin e çmimeve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›