E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me tenderat, GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra për Jonaid Myzyrajn

Jonaid Myzyri, i cili katër ditë më parë (30 qershor) u pezullua nga detyra e kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, KPP, është njohur me masën e sigurisë nga GJKKO mesditën e kësaj të premte.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se GJKKO ka lënë në fuqi masat e pezullimit nga detyra dhe “detyrim paraqitje” për kreun e Prokurimeve Publike.

Myzyri është marrë i pandehur javën e kaluar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Myzyri dhe shtatë zyrtarë të tjerë kanë favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, që kanë depozituar dokumente të falsifikuara.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›