“Shi” me dronë e raketa mbi Kiev, Rusia sulmon Ukrainën pas telefonatës Trump-Putin

Qindra dronë dhe raketa ruse goditën Kievin, në sulmin ajror më të madh që nga fillimi i luftës, duke lënë të plagosur 23 persona dhe duke shkaktuar dëme në disa rajone të kryeqytetit.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi gjithsej 550 dronë dhe raketa në të gjithë territorin e vendit gjatë natës. Shumica ishin dronë të tipit Shahed, ndërsa në sulm u përdorën edhe 11 raketa.
Gjatë gjithë natës në Kiev u dëgjua zhurma e pandërprerë e dronëve, shpërthime të fuqishme dhe të shtëna të dendura armësh ndërsa forcat ukrainase përpiqeshin të zmbrapsnin sulmin ajror.
Sipas kryetarit të bashkisë Vitali Klitschko, Kievi ishtëe objektivi kryesor.
Mbrojtja ajrore rrëzoi 270 objektiva, përfshirë dy raketa. Ndërkohë, 208 objektiva të tjerë u zhdukën nga radarët dhe dyshohet se janë penguar përmes ndërhyrjeve elektronike.
Sulmet massive shkaktuan dëme të mëdha në infrastrtukturën rrugore dhe hekurudhore.
Aksioni ndodhi vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe dha komentet e para publike për vendimin e administratës së tij për të pezulluar disa dërgesa armësh për Ukrainën.
Ky vendim përfshin municione si raketat Patriot, raketat ajër-ajër AIM-7 Sparroë dhe raketat më të shkurtra Stinger, të cilat janë të domosdoshme për të ndaluar raketat dhe dronët që vijnë nga Rusia, si dhe për të rrëzuar avionët rusë./vizionplus.tv