E Hënë, 2 Nëntor 2026

Administrata Tatimore zbulon një rast evazioni fiskal në vlerën e 314 mijë eurove

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Një tjetër rast evazioni fiskal është zbuluar nga administrata tatimore.

Ky biznes, me vendndodhje pranë Piramidës në Tiranë, nuk kishte përmbushur detyrimet fiskale, duke bërë bërë evazion fiskal në vlerën e 314 mijë eurove.

“314 000 euro të fshehura u zbuluan nga Administrata Tatimore falë një qytetari që denoncoi subjektin, në qendër të Tiranës, për evazion fiskal. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë tatimpaguesit të reflektojnë e të përmbushin detyrimet fiskale, për të shmangur penalitetet e rënda”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Pas monitorimit dhe identifikimit në terren Administrata Tatimore identifikoi shkelje të tjera duke përfshirë edhe punonjës të padeklaruar.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›