E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata publike leksione ne gjuhen frenge

TIRANE- Administrata shqiptare do te marre leksione frengjishteje duke nisur qe nga viti i ardhshem.

Aplikimi do te nise vitin e ardhshem pas nenshkrimit te memorandumit mbi Zbatimin e nje Programi Shumevjecar per mesimin e Gjuhes Frenge ne administraten shqiptare.

Marreveshja u firmos nga zv.ministri i Puneve te Jashtme z. Selim Belortaja dhe Ambasadorja e Frances ne Tirane znj. Christine Moro.

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto vleresoi se gjuha frenge do te jete nje mjet shume i rendesishem per kualifikimin e metejshem te diplomateve.

Ky memorandum parashikon hartimin e nje plani per mesimin e gjuhes frenge nga nepunesit civile shqiptare te specializuar ne ceshtjet evropiane dhe nderkombetare ose ne ceshtjet e lidhura me integrimin evropian. Synimi i tij eshte formimi progresiv me aftesi linguistike i nje numri te caktuar nepunesish per nje periudhe trevjecare.

Memorandumi i bashkepunimit u firmos ne 40-vjetorin e Frankofonise dhe ne 6-vjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›