Ligji i mbetjeve KQZ shqyrtonsot kerkesen per referendum
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te shqyrtoje sot kerkesen e 16 nismetareve per paisjen me flete-tip per mbledhjen e nenshkrimeve te nevojshme per referendum te pergjithshem per shfuqizimin e nje pjese te ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve.
Sipas relacionit shoqerues te pr/vendimit me 30 nentor nje grup prej 16 nismetaresh i kerkojne KQZ fillimin e procedurave per zhvillimin e nje referendumi te pergjithshem per shfuqizimin e dy dispozitave te ligjit te mesiperm dhe konkretisht te nenit 22 qe flet per rrjetin e integruar te impianteve te trajtimit te mbetjeve si dhe me piken 3 te tij qe lidhet me importin e mbetjeve jo te rrezikshme.
Sipas ligjit KQZ duhet te pajise kundrejt pageses grupin nismetar me fleten-tip per mbledhjen e e nenshkrimeve te 50 mije zgjedhesve te cilet duhet te jene zgjedhes ne kohen e paraqitjes se kerkeses.
Miratimi nga Kuvendi ne muajin tetor i ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve u shoqerua me polemika te forta per shkak te kundershtimit te opozites sipas se ciles projekti jo vetem qe nuk zgjidh trajtimin e mbetjeve brenda vendit po rrezikon sipas saj ta ktheje ate ne nje depozite te plehrave te Europes.
Me pas ligji u kthye ne parlament nga presidenti Bamir Topi i cili kundershtoi pikerisht nenet qe lejonin importin e mbetjeve. Por maxhoranca nuk pranoi ti beje ndryshime ligjit duke e rivotuar ate ne seance plenare pa asnje ndryshim.