E Martë, 3 Nëntor 2026

Adrion Pajaziti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit, kontratë deri në vitin 2029

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti është zyrtarisht pjesë e ‘HNK Hajduk Split’ në Kroaci.

Klubi kroat ka arritur marrëveshje me anglezët e ‘Fulham’ për transferimin e 22-vjeçarit, i cili ka firmosur një kontratë afatgjatë që e mban në Kroaci deri në verën e vitit 2029, me pagë 300 mijë euro në sezon.

Pajaziti u bashkua dje me ekipin në stërvitje dhe do të mbajë fanellën me numër 4, teksa pritet të prezantohet zyrtarisht përpara medieve në një konferencë për shtyp.

Transferimi i tij shihet si një lëvizje ambicioze nga Hajduku, që ka si synim forcimin e mesfushës me një lojtar me cilësi teknike.

Pajaziti është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar shqiptar dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të brezit të ri.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi kalimi nga Premier League në një klub me histori si Hajduku i jep më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në fushë.

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›