“Tirana” firmos me portierin Angelos Tafas

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ “Tirana” ka gjetur portierin e ri. Katërkëndëshi i bardhebluve i është besuar një emri të njohur në kampionatin shqiptar, siç është Angelos Tafas.
Portieri 25-vjeçar është prezantuar nga kryeqytetasit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me “Kukësin” dhe “Teutën” në Shqipëri.
“Klubi i Futbollit Tirana prezanton afrimin më të ri në radhët e saj, portierin Angelos Tafas.
Me një profil serioz dhe të konsoliduar në portë, Tafas vjen si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri, duke sjellë siguri, përvojë dhe karakter në prapavijën bardheblu. I njohur për refleksin e shpejtë dhe përqendrimin maksimal në momente kyçe, ai është gati të bëhet një mur i pakalueshëm përballë çdo kundërshtari.
“Portieri 25-vjeçar ka zhvilluar një karrierë solide në Greqi dhe në Shqipëri, ndërsa tani sfida e radhës e pret në kryeqytet, aty ku pritshmëritë janë të mëdha, ashtu si historia jonë. Mirë se erdhe në klubin më me shumë trofe në Shqipëri, Angelos Tafas”, shkruan klubi i “Tiranës”.
/gj.m//a.f//r.e/