E Diel, 1 Nëntor 2026

Aerodromi i Gjirokastrës, eventi ”Sky Diving Albania”- Avionë nga Europa zgjedhin qytetin e gurtë

Eventi “Sky Diving Albania” rikthehet sërish në Gjirokastër, duke sjellë adrenalinë mbi qiellin e qytetit të gurtë.

Parashutistë vendas dhe të huaj do të fluturojnë për tri ditë radhazi, duke ofruar spektakël ajror dhe pamje mbresëlënëse mbi qytetin e trashëgimisë botërore dhe më të bukur historik të Shqipërisë.

“Jemi nga Shoqata e Parashutizmit të Italisë. Janë rreth 40 parashutistë bashkë me asistentët e tyre. Është hera e tetë që vijmë në Shqipëri dhe zgjodhëm. Gjirokastrën sepse është një qytet shumë mikpritës dhe të ofron një pamje mahnitëse nga ajri”, u shpreh Cpt. Antonio Guzzo , pilot.

“Vij nga Italia, nga Kalabria. Këtu për mua është hera e tretë. Më pëlqen shumë. Mikpritja e banorëve është e mrekullueshme, ndërsa zona është mjaft e përshtatshme për aktivitetin tonë. Shpresoj të vijmë përsëri pasi ky qytet të ofron një pamje të mrekullueshme nga ajri”, tha Antonela Bosio ,parashutiste.

Nga ana tjetër Kapiteni Miltiadis Kotzageridis  u shpreh se këto organizime janë me rëndësi  për aviacionin e përgjithshëm, turizmin dhe për aktivitetet sportive ajrore.

 “Sot është një ditë e jashtëzakonshme dhe Autoriteti i Aviacionit civil të Shqipërisë bëri shumë përpjekje për të hapur përsëri fushën ajrore të Gjirokastrës për fluturime ndërkombëtare dhe duke pritur sot grupin e shoqatës së parashutistëve të Italisë me planin e tyre dhe nesër presim të mbërrijnë dy aeroplan të tjerë një nga Greqia dhe një nga Italia”, theksoi Cpt. Miltiadis Kotzageridis, pilot.

Eventi “Sky diving Albania” do të ofroj spektakël ajror dhe pamje mahnitëse nga ajri mbi qytetin e trashëgimisë botërore dhe më të bukur historik të Shqipërisë .

 Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›