E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroportet greke pezullojnë fluturimet, shkak problemet me frekuencat radiofonike

Aeroportet në të gjithë Greqinë pezulluan të dielën fluturimer pas problemeve teknike të paspecifikuara që prekën frekuencat radiofonike të komunikimit të aviacionit. Sipas televizionit shtetëror grek dhe autoritetit të aviacionit civil të Greqisë, autoritetet janë duke hetuar shkakun e këtij defekti që ndodhi në sistemet e komunikimit të fluturimeve.

Edhe pse disa fluturime që përdorin Rajonin e Informacionit të Fluturimit të Athinës (FIR) po vazhdojnë, operacionet e aeroportit janë kufizuar për arsye sigurie. Gjurmuesit e fluturimeve treguan se hapësira ajrore greke ishte kryesisht e zbrazët për shkak të pezullimit të fluturimeve.

Sipas raporteve nga ERT pezullimi i fluturimeve ka filluar në orën 9:00 të mëngjesit sipas orës lokale, duke shkaktuar kaos në terminalet e aeroportit Eleftherios Venizelos të Athinës, ku udhëtarët po prisnin njoftime të mëtejshme.

Fluturimet që kishin destinacion Greqinë janë devijuar drejt vendeve të tjera fqinje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zgjidhur problemin dhe për të rivendosur operacionet normale.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›