E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aeroporti i Romës në gadishmëri, telefonata anonime dhe 2 alarme për bombë

Aeroporti Fiumicino në Romë u vu sot në gatishmëri pas dy alarmeve për bomba në avionë.
Në njërin rast ndërhynë ekipet e çminimit, ndërsa në tjetrin u ngritën në ajër avionë luftarakë të Forcave Ajrore Italiane.

Dy alarme për praninë e mundshme të bombave në avionë kanë vënë në gatishmëri aeroportin “Leonardo da Vinci” në Fiumicino të Romës. Në njërin prej rasteve, avionët luftarakë italianë u ngritën në ajër për të shoqëruar një fluturim të kompanisë Ryanair që vinte nga Lisbona.

 Sipas mediave italiane, alarmi i parë u regjistrua rreth orës 09:40, pas një telefonate anonime që njoftonte për praninë e një bombe në një avion që sapo kishte ulur në aeroport.

Ekipet e çminimit ndërhynë menjëherë dhe kontrolluan avionin, por nuk gjetën asnjë objekt të dyshimtë.
Pak më vonë u dha një alarm i dytë, këtë herë për fluturimin FR9611 të Ryanair, që udhëtonte nga Lisbona drejt Romës. Forcat Ajrore Italiane ngritën në ajër avionë luftarakë, të cilët shoqëruan avionin e pasagjerëve deri në aeroportin Fiumicino. Edhe në këtë rast u aktivizuan procedurat e sigurisë, por sipas raportimeve, asnjëri prej dy alarmeve nuk rezultoi në një kërcënim konkret. Incidentet përfunduan pa probleme për pasagjerët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›