E Diel, 1 Nëntor 2026

Afera Partizani/ Balla shkon në GJKKO për të dëshmuar: I qëndroj kallëzimit

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla është paraqitur në GJKKO ku do të dëshmojë në dosjen Partizani, në cilësinë e kallëzuesit. Në një komunikim me gazetarët, Balla tha se i qëndron kallëzimit të tij, ndërsa theksoi se të gjithë politikanët duhet të mbështesin punën e drejtësisë së re që po çmonton korrupsionin shumëvjeçar.

“Taulant Balla: Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia është një institucion që po forcohet dita-ditës, ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet që mbështesin drejtësinë, punën e SPAK, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. Që nga viti 1912 kur shqiptarët bënë shtetin e parë, Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europes se sot. Arsyeja është reforma në drejtësi, që ka kthyer besimin tek drejtësia. Pritshmëria jonë që të mbyllim negociatat brenda 2027-ës është e vërtetë.

A i qëndroj kallëzimit tim? Këta që i ke në bankë të akuzuarve kanë kallëzuar për shpifje në 2012. Këtij kallëzimi i qëndroj fjalë për fjalë, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›