Afro 500 mijë viza për qytetarët jashtë BE-së, Italia hap dyert për punonjësit e huaj

Italia do të ofrojë viza pune për gjysmë milioni qytetarë jo anëtarë të BE-së për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore.
Qeveria ka miratuar gati 500,000 viza të reja pune për qytetarët jo anetarë të BE-së midis viteve 2026 dhe 2028 – duke filluar me 164,850 leje në vitin 2026.
Ky veprim vjen ndërsa Italia përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në industritë kryesore.
Ky vendim është pjesë e një plani më të gjerë për të balancuar nevojat ekonomike me një kontroll më të rreptë të emigracionit, duke zgjeruar rrugët ligjore të punës, ndërsa vendi shtrëngon hyrjen e parregullt.
Kjo shënon nismën e dytë të më madhe të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Qeveria italiane ka njoftuar një limit prej 497,550 punonjësish të huaj që do të lejohen në Itali për periudhën 2026-2028.
Dekreti i datës 3 tetor 2025, është botuar në Gazetën Zyrtare më 15 tetor 2025. Aplikimet për vizën e punës të sponsorizuar nga qeveria u hapën më 23 tetor 2023 dhe do të mbeten të disponueshme deri më 7 dhjetor 2025.
Aplikantët duhet të dorëzojnë formularët e tyre përmes portalit zyrtar online të Italisë dhe t’i finalizojnë ato më 12 janar, 9 shkurt, 16 shkurt dhe 18 shkurt të vitit të ardhshëm.
Italia po përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në sektorë kyç si bujqësia, ndërtimi, mikpritja etj.