Trump niset për turin e tij në Azi: Do dëshiroja të takoja edhe udhëheqësin e Koresë së Veriut

Pak para se të nisej avioni Air Force One për turin e presidentit amerikan në Azi, Trump deklaroi se do të donte të takohej edhe me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, me rastin e vizitës së tij në Korenë e Jugut.
Në turin e tij në Azi, Trump do të zhvillojë takim edhe me homologun e tij kinez Xi Jinping.
Do ta doja vërtet, ai e di si qëndrojnë gjërat”, tha Trump për gazetarët, kur u pyet nëse një samit i tillë është i mundshëm, duke shtuar se “kam marrëdhënie shumë të mira me të” dhe “jam 100% i hapur” për mundësinë e zhvillimit të bisedimeve të tilla dypalëshe.
Dy udhëheqësit ishin takuar për herë të fundit në vitin 2019.
Disa orë më parë, një zyrtar i administratës së tij, duke kërkuar të mbetej anonim, kishte deklaruar se një takim i tillë nuk ishte përfshirë në programin e turneut të republikanit.