E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjencia Kombëtare e Rinisë, mbështetje të rinjve për integrim në tregun global

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Rinisë e cila mbështet projekt-propozimet e Organizatave Rinore, ka vënë theksin te fuqizimi i brezit të ri në epokën digjitale, në kuadër të Thirrjes Publike V mbi këtë temë.

Kjo agjenci thotë se, inovacioni dhe teknologjia nuk janë thjesht vegla pune, por mjete jetike për zhvillimin e kompetencave, zgjidhjen e sfidave moderne dhe integrimin e të rinjve në tregun global.

Kjo mbështetje do të ndikojë mbi 1,366 të rinj në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes nismave të teknologjisë dhe inovacionit. Do të krijohen mundësi të reja për rritjen e kapaciteteve digjitale dhe TIK si dhe do të rritet përfshirja e të rinjve në ekosistemin e sipërmarrjes dhe zgjidhjeve teknologjike.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të ideve dhe potencialit të rinisë shqiptare në botën e teknologjisë. Sepse çdo investim te të rinjtë është një investim i sigurt për një shoqëri më të përparuar, më inovative dhe me më shumë vizion për të nesërmen”, bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Rinisë.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›