E Diel, 1 Nëntor 2026

Agnesa Vutha pushime ne Florida

Ka kaluar pushime me te vertete te jashtezakonshme kete fundvit ish Miss Kosova dhe Miss Albania Agnesa Vuthaj. Ndersa ne vendlindjen e saj ne Istog keto kane qene ditet me te ftohta te vitit Agnesa ka zgjedhur diellin dhe plazhet e Florides ne Amerike.

Agnesa eshte nisur drejt Florides vetem nje dite para Krishtlindjeve pasi ka marre pjese ne disa aktivitete bamiresie te zhvilluara gjate fundvitit e ne te cilat ajo eshte perfshire me shoqaten qe drejton raporton media kosovare.

Ne fakt viti qe sapo lame pas ka qene me se i mbare per Agnesa Vuthajn edhe pse nisi zymte me humbjen e babait te saj. Por pjesemarrja ne edicionin e dyte te Dancing with the Stars ne Vizion Plus e solli Agnesen edhe njehere ne qender te vemendjes se publikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›