E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmetaj nën akuzë për inceneratorin, SPAK e merr të pandehur për djegësin e Elbasanit

Arben Ahmetaj merret i pandehur për inceneratorin e Elbasanit.

Për ish-zëvendëskryeministrin në arrati prej dy vitesh, hetimet e SPAK u mbyllën duke u finalizuar me tri akuza, “ korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mos deklarim pasurie”.

Prokuroria i njoftoi akuzat edhe shtatë personave të tjerëve. Mes tyre bën pjesë bashkëshortja Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka.

Të dyja u vunë në bankën e të akuzuarit për pastrim parash dhe mosdeklarim të tyre.

Dosja kryesore nga rrjedhoi hetimi për Arben Ahmetajn ishte inceneratori i Elbasanit. Hetimi provoi se mes ish-numrit dy të qeverisë dhe pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto ka patur marrëdhënie korruptive.

Ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ai ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Aktualisht Ahmetaj po gjykohet për “shpërdorim detyre” për dosjen Buka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›