E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident automobilistik ne Shkoder1 i vdekur dhe 2 te plagosur rende

Nje aksident me pasoje vdekjen e nje personi dhe plagosjen e dy te tjereve eshte shenuar vetem pak minuta me pare ne Shkoder.

Viktima Astrit Hyka 40 vjec ka qene pasagjer ne automjetin tip benz me targa AA 710 AF i cili drejtohej nga shtetasi Ilir Vajushi. Per shkak te shpejtesise se madhe ka humbur kontrollin ndaj mjetit i cili ka dale nga rruga duke perfunduar poshte saj. Ne automjet ndodhej edhe shtetasi Lulzim Alija i cili ka mbetur i plagosur rende gjate aksidentit.

40 vjecari Astrit Hyka nga Malesia e Madhe ka vdekur gjate rruges kur po e transportonin per ne spitalin e Shkodres. Aktualisht gjendja e dy te mbijetuareve te aksidentit eshte shume e rende

Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes ndersa mesohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›